Ministi i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka vazhduar me akuza të reja drejtuar Kosovës.
Ministi i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e lartë të Kosovës janë duke u munduar në çdo mënyrë të parandalojnë fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.
Ai po ashtu ka thënë se pret që serbët të dalin të bashkuar në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe, raporton “RTV”, transmeton lajminet.
Pas konferencës në PKS, Daçiq ka deklaruar se zyrtarët nga Prishtina janë duke bërë të gjitha ndalesat e mundshme administrative, e një prej tyre parasheh që kush të ketë të drejtë dhe mundësi të votimit.
Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara ka qenë e mundur të votohet me dokumentacion të Serbisë, kurse tani një gjë e tillë është e ndaluar.
“Gjithmonë mundohen ta theksojnë shtetësinë e tyre, edhe në listat zgjedhore të vendosin vulën e republikës së vetshpallur të Kosovës, po ashtu janë duke i ndryshuar metodat e tjera si ndalesa e spotit të Listës Serbe, me arsyetimet e tyre. Nuk ka shpjegim për diçka si kjo”, tha Daçiq.
Ai ka thënë se është i qartë qëndrimi i Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë në lidhje me pavarësinë e njëanshme të shpallur nga Kosova. Daçiq ka ftuar serbët të jenë të bashkuar, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe.