Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një takimi me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Jan Brathu, ka diskutuar mbi situatën aktuale në Kosovë dhe aktivitetet e këtij misioni.
“Të dyja palët konstatuan rëndësinë e misionit në përputhje me mandatin e saj dhe neutralitetin e statusit, si dhe nevojën për një monitorim të qëndrueshëm dhe sistematik të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe forcimin e aktiviteteve të Misionit në këtë drejtim”, bën të ditur MPJ e Serbisë.