Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot RTS-së se njohja e Kosovës për vendin e tij “është mision i pamundur”, raporton FoNet.
Duke folur për takimin në Berlin, të iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ai tha se ishte një përpjekje që të riaktivizohet dialogu midis Beogradit e Prishtinës, ndërsa shtoi se pozicioni i Serbisë mbetet i pandryshuar, deri sa të mos hiqet taksa, nuk ka dialog.
Ai ka ka thënë se ky nuk ishte një format i ri i dialogut midis Beogradit e Prishtinës, meqë dialogu nuk ekziston.
Sipas Daçiqit qëllimi i thirrjes së këtij takimi nga Merkeli dhe Macroni ka qenë i mirë, “por Prishtina këtë nuk po e kupton”.
“Me siguri kanë ndonjë mbështetje që kështu të jenë kokëfortë (e ka fjalën për përfaqësuesit e Kosovës – v.j). Po presin të kalojë mandati i Komisionit Europian, kritikojnë BE-në”, është shprehur ai.
Siç është shprehur ai, BE nuk ka probleme me Beogradin.
“Prishtina po bën probleme. Prishtina dëshiron mbytjen e dialogut, atyre u duhet njohja. Mund të ketë takime sa të doni, por nëse diçka nuk është në interes të Serbisë, Serbia kurrë nuk do ta pranojë. Nga lista e dëshirave të tyre nuk del gjë”, ka thënë Daçiq.
flasin për dialogun, ndërsa dialog për ta është që ne ta njohim Kosovën. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar – pranimi i Kosovës mision i pamundur”, citon FoNet Daçiqin.
Ai konsideron se formati i takimit në Berlin ka qenë joadekuat, meqë “S’ka ç’bisedon Ballkani Perëndimor për raportet midis Beogradit e Prishtinës.”
“Kjo ka qenë përgatitje për të rritur presionin mbi Serbinë. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit po bëjnë trysni mbi Serbinë. I vetmi vend që nuk e ka njohur Kosovën (BeH) është përfaqësuar përmes një personi teknik dhe që përfaqëson pikëpamjet boshnjake”.
BeH-në në Berlin e ka përfaqësuar kryetari i Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq.