Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq falënderoi përmes telefonit homologët nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Argjentina dhe Bolivia për mbështetjen që këto vende i dhanë Serbisë gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Bisedimet konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, si në nivel bilateral dhe multilateral, bëhet e ditur në një njoftim të kësaj ministrie.
Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Interpol gjatë votimit të javës së shkuar në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.