Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi për mediat serbe se gjithë punën e aktivitetin tonë politik për integrim në BE na kushtëzohet me ecurinë e dialogut me Kosovën.
Tutje ai shtoi se insiston që BE të bëjë të qartë dinamikën e procesit të integrimit në BE.“Insistoj në atë, sepse BE ka nisur bisedimet për buxhetin për periudhën pas vitit 2020, prandaj është e nevojshme të sqarohet se a planifikohet mjete për hyrjen të ndonjë vendi në BE”, theksoi ministri Daçiq.
Ministri Daçiq, veç tjerash, përmendi dhe çështjen e dialogut me Kosovë, për çka, sipas tij, padrejtësisht i është vënë si prag Serbisë në hyrjen në BE, transmeton RTK.
Ndërkaq, i pyetur për Maqedoninë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, theksoi se Beogradi zyrtar gaboi që njohu Maqedoninë sipas emrit kushtetues me ç’rast kemi nervozuar Greqinë, ndërkohë që Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës.
Në fund, minstri Daçiq theksoi se BE duhet të thotë qartë se çfarë planifikon me Serbinë.