Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, ka thënë se mendon që Prishtina nuk është duke vepruar sipas planit, duke vënë në dukje se është e rëndësishme për Serbinë që të ketë kontakte direket me presidentin e Amerikës, Donald Trump, shkruan B92.
“Është e qartë që liderët në Prishtinë nuk po shkojnë saktësisht sipas rrugës që vetë kanë planifikuar, ata mendojnë se kanë kryer punë, e që nuk kanë nevojë të mëtejme për të bërë kompromise”.
“Është e mjaftueshme se ata do të shfaqen – kjo është, secili do të votojë për ta”, është shprehur Daçiqi.
Ai ka thënë se imazhi i vjetër ka ndërruar, duke theksuar se Kosova nuk është më favorit i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe që Serbia nuk shihet më si e keqe.
Sipas tij, arsyeja qe siç shton Kosova është dorëzuar për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol nuk lidhet me ndonjë marrëveshje, por sepse nuk ka pasur shumicë.
Daçiq më tej ka thënë se ata nuk duhet humbur rastin që të vënë kontakte me Donald Trumpin.