Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se kishte një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj problemit të Kosovës.
Ai ka deklaruar se nuk kishte thirrje që vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës gjë që sipas është e rrallë.
Daçiq tha në një prononcim për Tanjug, pas seancës së Këshillit të Sigurimit të KB për situatën në Kosovë, se kishte një ndryshim të dukshëm edhe në mënyrën se si dukeshin seancat disa vjet më parë, dhe si janë tani.