Daçiq: Ne nuk e japim Kosovën për “karrota” të BE-së

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Serbia nuk do të shkelë Kushtetutën duke pranuar shtetin e rremë rremë të Kosovës për disa karrota evropiane.

Kështu ka deklaruar  për “Veçernje Novosti” ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, transmeton Klan Kosova.

Duke komentuar deklaratën e deputetit të Bundestagut, Peter Beyer dhënë në Klan Kosova”se Serbia s’ka shans të futet në Bashkimin Europian nëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, kryediplomati serb tha se nuk t të merret seriozisht se ai vjen nga partia CDU e kancelares Angela Merkel.

Deputeti gjerman i cili vjen nga radhët e partisë CDU të Kancelares Angela Merkel, zhvilloi ditë më parë një vizitë disaditore në Kosovë ku dhe u takua me strukturat udhëheqëse të shtetit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme