Daçiq nuk përjashton mundësinë e kushtëzimeve në hapjen e kapitujve të rinj për Serbinë

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 17:36 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se hapja e kapitujve të ri është një shenjë e mirë por sipas tij serbët janë të pakënaqur pasi bëhet fjalë vetëm për dy.

“Ne ishim të gatshëm për tre ose katër kapituj”, ka thënë Daçiq para një seance të Komitetit Qendror të partisë së tij, duke shtuar se megjithatë është mirë që sipas tij ka dinamika dhe kjo është pozitive.

“Ky është një tregues se ne jemi të gatshëm për të hapur kapituj të ri”, ka thënë Daçiq.

Gjithashtu ai ka shtuar se disa nga pikat më të rëndësishme të dy kapitujve të rinj janë mekanizimi i themeluar në fillim, i cili është në kapitullin 35 e që ka të bëjë me Kosovën, ku sipas tij gjithmonë duke pasur një raport mbi përparimin në dialog, transmeton Indeksonline.

“Është gjithmonë ajo temë, ishte edhe para hapjes së këtyre dy kapitujve. Dritën e gjelbër për të hapur kapituj të rinj sigurisht se e kemi një hap pozitiv dhe se nuk ka pasur kushtëzime të mëdha por se duhet të mendojmë se ato mund të jenë në të ardhmen”, ka shtuar Daçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme