Fakti që Angela Merkel dhe Donald Trump biseduan për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përparim i madh. Kështu po deklaron ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Kryediplomati serb ka thënë për mediat serbe se gjërat kanë ndryshuar në favor të Serbisë, duek theksuar se Kosova e ka humbur mbështetjen e të mëdhenjëve.
“Masa e madhe tregon se gjërat kanë ndryshuar, por një luftë e ashpër ende është para nesh”, deklaroi ministri serb, transmeton lajmi.net.
Ai komentoi deklaratat në lidhje me kufijtë etnik, ku tha se mbështetja ndaj Kosovës ka humbur në gjithë botën.
“Prishtina ka humbur mbështetjen e saj, dhe nuk ka më arsye për t’iu besuar deklaratave të tyre”, deklaroi Daçiq.
Kryediplomati serb i vlerësoi si hipokrite deklarata e kryeministrit kroat, i cili kundërshtoi korrigjimin e kufijve si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.