Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel, nëse zgjerohet formati i bisedimeve.
Siç tha Daçiq për RTS, për ta konfirmuar këtë përkrahje të Rusisë për Serbinë do të ketë edhe një vizitë të presidentit rus, Vladimir Putin, në shtator të këtij viti.
Daçiq ka folur edhe për presidentin e vet, duke thënë se ai është kërcënuar vazhdimisht, duke mos specifikuar më shumë.
“Të gjitha kërcënimet që vijnë tregojnë se ka një shkallë të lartë jo vetëm të urrejtjes, por edhe një çmenduri irracionale që ekziston rreth nesh kur është fjala për Kosovën”, tha Daçiq.