Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se janë në dijeni për një dokument sekret – një listë me 24 shtete mbi të cilat duhet të bëhet presion që të ndryshojnë qëndrim karshi pavarësisë së Kosovës.
Poashtu këto vende siç thuhet sipas tij do tw duhet ta përkrahin Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare.
“Telegrafi serb” ka shkruar se vende si Austria, ShBA, Gjermania, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuara dhe të tjerë janë në këtë listë që punojnë për Prishtinën dhe që në cak kanë vende si Armenia, Algjeria, Bolivia, Egjipti, Xhamajka, Meksika, Nepali, Sllovakia, Tunizia, Zambia dhe vende të tjera, përcjell Klan Kosova.
Daçiq ka thënë se shtetet të cilat planifikojnë ta bëjnë një presion të tillë duhet të llogarisin mirë se çfarë po bëjnë.
“U kemi tërhequr vërejtjen të gjitha vendeve se ky është problem në marrëdhëniet tona dhe se me shumë kujdes përcjellim gjithçka që ndodhë”.