Takimi i sotëm në Berlin kryesisht do të jetë një kombinim i presionit dhe përgatitje para zgjedhjeve evropiane, për të treguar rëndësinë e Parisit dhe Berlinit dhe për të treguar një zemërim të caktuar në Bruksel.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai në TV Pink ka thënë se takimi ishte një mënyrë për të treguar pakënaqësinë me Federica Mogherinin e cila, sipas tij, kishte një rol mjaft të vështirë në zhvillimin e procesit të Brukselit, rol ky për të koordinuar procesin dhe në të njëjtën kohë duke i detyruar të gjithë pjesëmarrësit të jenë të disiplinuar në zbatimin e gjithçkaje të rënë dakord.