Daçiq do të shkojë në Kore të Veriut për lobim kundër Kosovës

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 11:10 | Nga

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se kohë më parë e ka marrë ftesën që ta vizitojë Korenë Veriore.

“Para disa muajsh të gjithë do të më kishin sulmuar për shkak të kësaj vizite, sidomos nga Bashkimi Europian në shënjestër të të cilit jam pasi nuk po i pëlqen ajo që po bëj rreth Kosovës. Por, nëse sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mund të shkojë, pse të mos shkoj edhe unë”, ka thënë Daçiq në TV Pink.

“E dimë ç’pritje ka pasur Tito në Phenian, nga ana tjetër, ne nuk do të punojmë kundër askujt, mundemi vetëm të ofrojmë shërbime që të arrihet te zgjidhja paqësore për të gjitha problemet”, ka theksuar ai.

Daçiq megjithatë ka shtuar se ende s’e ka marrë vendimin për të shkuar.

“Ne sivjet kremtojmë 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Sa i përket Serbisë, Koreja Veriore është vendi mik i saj dhe ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme