Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Hogosht, një pikë kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë.
Siç raporton gazeta serbe “Danas”, ai i arrestua për “krime lufte ndaj serbëve” në Prishtinë.
“Në pikën kufitare të Horgoshit, M.I., i dyshuar për krime lufte, është arrestuar sot në mëngjes, ku së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër një çifti të nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999”, Daçiq.
Ai ka pretenduar se “ata janë rrëmbyer me forcë, janë dërguar në një burg të improvizuar ku kanë vazhduar t’i keqtrajtojnë fizikisht dhe psiqikisht”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte
“Për shkak të veprimeve hetimore që po kryhen nga Prokuroria Publike për Krime Lufte, nuk mund të japim më shumë detaje për të mos rrezikuar hetimet”, ka thënë Daçiq.