Daçiq zbulon kërkesën e Serbisë pas formimit të ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ivica Daçiq është ankuar duke thënë se vendimi i sotëm paraqet shkelje të Rezolutës 1244.

Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas vendimit të Kosovës për të themeluar ushtri.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është ankuar duke thënë se vendimi i sotëm paraqet shkelje të Rezolutës 1244, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

“Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Daçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme