Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur gjendjen e Kishës e cila gjendet në objektin e UP-së.
Ai duke folur për gjendjen e rëndë të objektit i cili ishte ndërtuar në masa të dhunshme në oborrin Universitar në Prishtinë, ka thënë se kjo Kishë është shndërruar në tualet publik, por Daçiq nuk ka lënë pa përmendur se ajo po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve.
Kujtojmë që këngëtarja kosovare Era Istrefi, kishte ngjallur shumë reagime të komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi, pasi kishte xhiruar në objektin e kësaj Kishe videoklipin e këngës “E dehun”, e që duket edhe Daçiq e ka parë.