Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë për gazetën serbe t “blic” se qëkur kanë filluar bisedimet Beograd- Prishtinë në Bruksel, Kosovën e kanë njohur vetëm 26 shtete.
Ai për këtë medium serb ka folur sërish për ato që ai i quan tërheqje të njohjeve të pavarësisë Kosovës.
“Kam premtuar se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën së shpejti do të bjerë nën 100, e pastaj edhe nën gjysmën e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i ka 193 anëtarë”, ka thënë ai.
Sipas tij, autoritetet qeveritare në Kosovë kanë probleme serioze, sepse, ka thënë ai, për to kanë votuar vetëm 76 shtete për pranim më Interpol nga të cilat dy shtete që nuk janë anëtare të KB-së Curacao dhe Saint Martin.
“Pra, vetëm 76 sosh, e po thonë se janë njohur nga 116 vende. Deri më tash kanë thënë se çdo gjë që e flas për tërheqje të njohjes është rrenë, ndërsa tash këtë po e theksojnë si problem të madh. E ç’problem bën rrena pra në këtë rast”, ka pyetur Daçiq.
“Nëse SHBA-ja, Franca e Britania e Madhe kërkojnë çdo ditë që Kosova të njihet nga shtete të reja, pse të jetë problem që Serbia e të kërkojë ç’njohje të saj”, ka thënë ndër të tjera ish–bashkëpunëtori i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.