Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka nisur përgatitjet për projektin e radhës.
Ajo ka njoftuar se po vjen me këngë të re dhe se tashmë ka nisur edhe xhirimet në një nga resortet luksoze në Turqi.
Ylli i estradës shqiptare edhe këtë herë ka mahnitur me paraqitjen e stilin unik, gjersa është shfaqur më thjeshtë.
Dukjen e kompletoi me flokë paksa të valëzuara dhe grim të lehtë, që e ka bërë të vijë edhe më në formë.
“Gati për xhirime”, ka qenë përshkrimi përkrah postimit.
Zeqiri në anën tjetër thuhet se po vjen në duet me reperin Lyrical Son, me të cilin nuk ka bashkëpunuar asnjëherë.
Edhe kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Dafinës të quajtur “Dafinë Moj”.