Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin italian

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë njihet edhe për bashkëpunimet e saj me emra të njohur në botë. 

Dhe siç shihet, ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Italia, Sfera Ebbasta, emri i vërtetë i të cilit është Gionata Boschetti.

https://www.instagram.com/p/B5CuKpQBgEr/?utm_source=ig_embed

Artistja 30-vjeçare ka ndarë disa imazhe në rrjetin social, Instagram, derisa shfaqet përkrah artistit italian me ç’rast ka konfirmuar edhe bashkëpunimin e tyre.

“2020, ata nuk janë gati”, ka shkruar Duffye krahas imazhit, teksa një fotografi të përbashkët e ka hedhur në InstaStory edhe Ebbasta, duke e etiketuar këngëtaren Zeqiri dhe duke thënë se do jetë hit.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë rreth këngës, kjo me gjasë se do të mirëpritet nga publiku, marrë parasysh fansat e shumtë të dyshes.

Ndërkohë, Dafina gjatë këtij viti solli një sërë projektesh përfshirë, “Ring Ring”, “Bye Bye”, “Lule Lule”, “Reina”, “Desole por favor”, “ALO”, “A e man n’men” etj, transmeton telegraf. Të gjitha këto u shndërruan në hite dhe në platformën digjitale, YouTube kanë mbledhur miliona klikimesh.

Veç tjerash, ajo ka qenë e pranishme thuajse në çdo vend me mbrëmje e koncerte muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme