Mënyra se si duhet të votohet në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit, u simulua sot në Fakultetin Juridik me studentë të këtij fakulteti.
Pjesë e këtij simulimi ishte edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor(KQZ), Valdete Daka.
Daka studentëve pjesëmarrës iu kërkoi që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Të dashur studentë, na ndajnë pak ditë nga dita e zgjedhjeve andaj dua t’ju bëjë thirrje në emër të KQZ-së të gjitha subjekteve që t’ju përmbahen ligjeve. Kjo është rruga e vetme që të kemi zgjidhje të lira”, ka thënë Daka, raporton EkonomiaOnline.
Ajo ka kërkuar nga studentët që të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Ndërsa Islam Demolli, zyrtar nga KQZ, sëbashku me studentët simuluan mënyrën e votimit.
Duke filluar kështu nga përgatitja e planprogramit zgjedhor e deri të dita e zgjedhjeve.