Sulmuesi i talentuar kosovar, Mirlind Daku, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit kroat.
20-vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Osijekut dhe ka nënshkruar për 4 vite me skuadrën kroate, ka konfirmuar për Sportin në KTV, drejtori për transferime të jashtme në skuadrën e Llapit, Afrim Ajeti.
Ish-sulmuesi i Llapit te Osijeku gjen futbollistin tjetër shqiptar, Eros Grezdën.
Daku ishte golashënuesi më i mirë te Llapi me 17 gola të shënuara.