Ozil, i gatshëm të ndërpresë kontratën e tij me Arsenalin

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Mesut Ozil është i gatshëm që të harrojë për 7 milion funta vetëm që të përfundojë kontratën me Arsenalin në janar dhe të largohet nga klubi.

Ozil ka 6 muaj të mbetur në kontratë me Arsenalin dhe ai paguhet mbi 350 mijë euro në javë nga Gunners.

The Athletic raporton se megjithatë, 32 vjeçari nuk po mendon për para dhe dëshiron të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar.

Disa klube kanë filluar që të zhvillojnë bisedime me lojtarin dhe Arsenalin për të përfunduar kontratën me të. Njëri nga klubet më të interesuar është Fenerbahce.

Menaxheri Mikel Arteta mund ta ftojë në skuadër Ozilin këtë muaj, por raportohet nga The Athletic që nuk parashikohet një gjë e tillë.

Së fundmi, Ozil është përgjigjur në disa pyetje që tifozët kanë parashtuar për të, ai thotë se dëshiron të luaj në Turki dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pensionohet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme