Nuk është vetëm interisti Dalbert në listën e merkatos së Borussia Dortmundit për sezonin e ardhshëm. Gjermanët, në fakt, kanë shfaqur interes edhe për milanistin Ricardo Rodriguez. Zvicerani e njeh shumë mirë Bundesligën, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Wolfsburgut.
25-vjeçari shihet si përforcimi ideal për krahun e majtë të mbrojtjes te verdhezinjtë. Të dyja skuadrat milaneze do të pranonin t’i linin të lirë mbrojtësit e tyre për një shifër të kënaqshme në mënyrë që të rregullojnë bilancet e tyre, sidomos kuqezinjtë, të cilët nuk i kanë aspak punët mirë me financat.