Dalin të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, drejtori konfirmon se janë mirë

Prishtinë | 08 Tet 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e Trepçës tashmë janë nxjerrë jashtë.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili bëri të ditur se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po, të gjithë kanë dalë, me shëndet janë mirë”, tha shkurt Sadiku.

Të ngjashme