Një nga seancat në Kuvendin Komunal në Komunën e Istogut kishte kaluar me tensione.
Kjo pasi mes asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një përplasje.
Ky problem kishte ndodhur para 2 muajve, pra, në seancën e dytë të Kuvendit Komunal.
Asamblistët e këtyre partive kanë folur në lidhje me detajet e pëleshjes që u publikua tash nga një medium lokal në Istog.
Naim Behlulaj, Drejtor i Drejtorisë për Arsim në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se kjo përleshje kishte qenë para pothuajse dy muajve në seancën e dytë për shkak të pakënaqësive mes partive.
“Ky problem ka qenë më herët por, video është publikuar tash nga Fontana, ndoshta pasi rasti ka qenë nën hetime. Përleshja ka ndodhur mes kryesuesit të kuvendit, Enver Rugova dhe Nexhmedin Balajt për shkak se Enveri kishte shprehur pakënaqësitë me kryesuesen e AAK-së dhe donim ta linim seancën .Kjo pasi kishim arritur koalicion me PDK-në dhe kryesuesja nuk ishte në rregull nga aspekti ligjor”, tha Behlulaj për Insajderin.
Ndërkaq një përshkrim tjetër të kësaj situate dha shefi i grupit të AAK-së në Istog, Agron Gashi i cili tha se gjithçka nisi me një provokim nga shoferi i komunës.
“Ktu mledhja ka perfunduAR edhe një person qe sosht i zgjedhur në Kuvend, shofer i komunës ka nderhy me fjalë duke provoku asamblistat tanë edhe tani u tensionu situata, mendoj se te zgjedhurit e popullit nuk duhet me i pengu ne kryrjen e detyrave”, tha Gashi për Insajderin.
Ndërkaq ai shtoi se ky person ka qenë gjithmonë problematik dhe ka ngritur tensionet në Kuvendin Komunal.
“Ai person ka ditë shpeshherë me nxit situata të tilla edhe me tensionu edhe ne kohën e zgjedhjeve, kuvendi është për debat dhe duhet me nau kriju hapsira me punu sepse qytetarët presin nga ne punë” përfundoi Gashi.