Arkitekti Vinsent Kajbot, nga studioja NAB, solli një propozim modern për rindërtimin e spirales së katedrales së Notre Dame.
Ai ka ridizenjuar gjithë pjesën e çatisë si një kopsht frutash, i mbuluar me xhama si një serrë.
Planet e tij përfshijnë edhe një spirale prej xhami, të harkuar, që do të mblidhte energji elektrike me panele diellore për të furnizuar ndërtesën, shkruan Top Channel.
Energjia e mbetur do të jepej falas. Projekti është futur në garë, me qindra të tjerëve që kanë vërshuar.