Dalin pamje nga aksidenti tragjik në Gjakovë

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ndërkohë ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision.

Lidhur me aksidentin për Indeksonline ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

 “Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme