Dalin pamjet e aksidentit me tren: Në veturë ishin prindërit me dy fëmijët

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.

Mësohet se në veturë ishin prindërit me dy fëmijët e tyre, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”.

Pamje nga aksidenti:

Ndryshe, para pak çastesh ka ndodhur një tjetër aksident në autostradë në dalje të Suharekës, si pasojë e të cilit u lënduan pesë persona.

Policia konfirmoi se në aksident janë përfshirë shtatë vetura.

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion.

Të ngjashme