Në një aksident tragjik të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Nga brenda spitalit të Sofjas, Alsat sjellë pamjet e para të dy të lënduarve në tragjedinë që ndodhi në mëngjesin e të martes në Bullgari.
Në pamjet shihen të shtrirë një vajzë dhe një djalë, ku vajza me sa duket ka marrë lëndime në dorë.