Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni.
Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.
Në një moment Kadri Veseli kishte thënë se “Leka” mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.
Përgjimet mund t’i dëgjoni KËTU.