Dalin rezultatet për Coronavirus të familjarëve të 17-vjeçares së vdekur në Pejë

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e vajzës 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj në Vitomericë të Pejës, kanë rezultuar negativ, pasi janë testuar për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Po, familjarët e viktimës në Vitomiricë kanë dalë negativ’, ka thënë Sinanaj shkurtimisht.

Prokurori i rastit Haxhi Sinanaj është në vetizolim pasi një koleg i tij në prokurorin e Pejës ka rezultuar i prekur me Coronavirus.

“Ne kemi me u testu sepse ka dalë një koleg me koronavirus, disa që kanë pasur kontakt me të janë testuar dje, tetë persona. Ne të tjerët duke përfshirë prokurorë dhe stafin administrativ besoj të hënën ose të martën testohemi”, ka thënë ai.

Vajza 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj së bashku me 58-vjeçarin, kishte rezultuar pozitiv në testin e parë për koronavirus, ndërsa  viktima ka rezultuar negativ në testin e dytë për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar po ashtu prokurori i rastit Haxhi Sinanaj.

Pasditen e së shtunës, 17-vjeçarja dhe një 58-vjeçar u gjetën të vdekur së bashku pranë një revole e dy gëzhojave plumbash në dhomën e shtëpisë së këtij të fundit në Vitomiricë të Pejës./

Të ngjashme