Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 19:00, në nivel vendi kanë dalë 475.751 persona në zgjedhje, apo në përqindje 37.88, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se janë mbyllur të gjitha vendvotimet.
“Procesi i votimit ka përfunduar dhe të gjitha vendvotimet janë mbyllur aktualisht numri i qytetarëve që kanë votuar është 475 mijë apo 37.87% tek 1 mijë e 633 vendvotime”, tha Radoniqi.
Ai krejt në fund falënderoi të gjitha institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit të rregullt zgjedhor.
Radoniqi u pyet se pse nuk janë dërguar fletëvotimet në Klinikën Infektive edhe pse kanë pasur të drejtë vote.
“Nuk kemi informacion të tillë, unë jam informuar që të gjitha fletëvotimet kanë shkuar në vendin e duhur”, tha tutje ai.