Dallaveret me rrymë: Janina Ymeri e LDK-së ftohet si dëshmitare nga Prokuroria Speciale

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton se është ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitare në lidhje me kërkesën për hetime rreth çështjes së energjisë elektrike.

Ymeri e cila ka qenë mjaft active në denoncimin e skemave të humbjes së energjisë elektrike dhe blerjen e shtrenjtë të saj, shkruan:

“Të nderuar,

Ju njoftoj se jam ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitare në lidhje me kërkesën e dërguar për hetime rreth kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike.

Me kaq, për hir të korrektësisë ndaj jush, dhe integritetit institucional, përfundon edhe ky status.

Urojmë që drejtësia të triumfojë dhe të mos zhvatet më shumë xhepi ynë”, shkruan ajo.

Të ngjashme