Dallgë të forta në det, mbërijnë me 7 orë vonesë tragetet nga Italia

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Moti i keq gjatë mbremjes dhe mëngjesin e sotëm ka bër që të ketë vonesa në nisjen dhe në mbërritjen e trageteve nga Italia në Shqipëri.

Për shkak të dallgëve të shumta në det, trageti i linjës Brindisi-Vlorë do të mbërrijë 3 orë me vonesë.

Trageti duhej që të mbërrinte në orën 07:30, por me shtyrjen do të mbërrijë rreth orës 11:00.

Sakaq, bëhet me dije se anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme