Dallku uron Klinën, synon finalen me Dukagjinin

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka deklaruar se është shumë i lumtur që skuadra që ai drejton, ka arritur në gjysmëfinale të Kupës. Dallku i ka uruar futbollistët dhe qytetarët e Klinës. Sipas tij, tani synojnë finalen.

“Dua të urojë lojtarët për paraqitjen dhe angazhimin. Po ashtu edhe qytetarët e Klinës dua ti urojë për këtë arritje. Mendoj që u kualifikuam me meritë. Kundërshtari nuk na rrezikoi, përveç një rasti. Në pjesën e parë patëm kujdes të madh, kurse në të dytën ia dolëm që të shënojmë. 95 për qind të asaj që e kemi studiuar na doli sot. Është kualifikim shumë i rëndësishëm dhe i merituar. Sigurisht që tani synojmë finalen. Do të shohim shortin dhe shpresoj të kemi fat”, tha Dallku.

Ai shtoi se primare për Dukagjinin është inkuadrimi në Superligë, por që do ta ndjekin edhe Kupën. Dallku theksoi se sot i kanë heshtur edhe skeptikët.

“Kemi thënë se do ta japim më të mirën edhe në Kupë dhe sot e dëshmuam. Dukagjini do të luajë futboll. Kishte skeptik dhe zëra se sot do të luajmë me ekip të dytë e shumë gjëra tjera, por ne luajtëm futboll dhe ai dolëm”, përfundoi Dallku.

Armend Dallku e ka fituar Kupën e Kosovës si trajner i Prishtinës në vitin 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme