Dukagjini me mesazh motivues, synon ta fitojë Kupën e Kosovës

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini do ta zhvillojë të mërkurën mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të tij.

Klubi nga Klina do të luajë në finale të Kupës së Kosovës me Llapin, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i Armend Dallkut i befasoi të gjithë duke i eliminuar kundërshtarët një pas një dhe tash e sheh veten në finalen e madhe.Reklamë

Edhe pse përballë do ta kenë një skuadër të Superligës, klinasit nuk e kanë këtë problem, shkruan Gazeta Express.

Ata madje synojnë që ta fitojnë Kupën e Kosovës për ta bërë kështu historinë.

Dukagjini ka dalë me një mesazh motivues në rrjetet sociale para ndeshjes me llapjanët.

“Ne jemi gati, për Kupën. Për nder, fanellë dhe krenari. Me mendje dhe zemër jemi një. KF Dukagjini, dashuri e përjetshme. Një herë i gjelbër, gjithmonë i gjelbër. Forca Dukagjini”, ka shkruar klubi nga Klina në grupin e tij zyrtar në “Facebook”.

Dukagjini njëherësh e synon edhe rikthimin në Superligë.

Aktualisht është i dyti në Ligën e Parë, Grupi A, me dy pikë më pak se lideri, Malisheva.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, normalisht nëse i plotëson kriteret për të luajtur në garat evropiane.

Për këtë arsye, ky trofe është bërë edhe më i çmueshëm dhe lakmueshëm për klubet që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme