Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka e ka quajtur të pabazë aktakuzën që Prokuroria Themelore në Prizren e ngriti ndaj tij dhe të pandehurit F.D., për “Sulm” dhe “Kanosje”.
Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“, Damka tha se ai dhe i akuzuari tjetër janë të pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet në gjykatë.
“Jam jashtë Kosovës, e gjithë aktakuza është pabazë, krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi i pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë”, tha Damka për “Betimi për Drejtësi”.