E përditshmja beogradase “Danas” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për zgjedhjet e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës: Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Mediumi serb ka bërë të ditur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ka theksuar se tre parti nga Kosova përfshirë kështu edhe Listën Serbe do të garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme me gjithsej 12 kandidatë.
Në Mitrovicën e veriut, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin një nga tre kandidatët – Goran Rakiq nga Listës Serbe, Erdan Atici nga Vetëvendosja dhe Gonxhe Çaushi nga PDK.
Kandidatët e listës serbe janë në Zveçan – Vucin Jankoviç, Zubin Potok – Srdjan Vuloviç dhe Leposaviq – Zoran Todic.
Në nëntor të vitit të kaluar ata dhanë shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.