Dani Alves i kërkon një shans tjetër ish gruas Joana Sanz, me një letër të shkruar nga burgu

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Ish lojtari i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves është treguar goxha i kujdesshëm, derisa i ka shkruar një letër nga qelia gruas së tij, modeles Joana Sanz.

Alves, i cili për momentin gjendet akoma në paraburgim mbi akuzën për përdhunim, në letrën e shkruar ka thënë se e mirëkupton vendimin e Sanz për të marrë kohë rreth relacionit të tyre.

“Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tënd dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans. Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës”, ka shkruar Alves.

E gjitha erdhi si rezultat i kërkim divorcit nga Sanz, çka bëri që emisioni televiziv spanjoll “Y Ahora Sonsoles”, të fitojë qasjen ekskluzive në letrën e shkruar me dorë.

Dyshja kanë qenë bashkë për plot tetë vjet.

Të ngjashme