Legjenda e muzikës qytetare shqiptare, Ramadan Krasniqi – Dani, do të sjellë së shpejti projektin e ri të tij.
Këngëtari ka filluar punën në projektin e ri muzikor dhe për këtë po punon me një prej producentëve të njohur, Shkumbin Nebhiu.
Lajmi u konfirmua nga vet producenti ferizajas i cili ka paralajmëruar se po vjen këngë duke shkruar “Së shpejti”.
Dani muaj më parë publikoi një projekt me Yll Limanin që pati sukses të jashtëzakonshëm.
Ai më parë ka lansuar këngë edhe me këngëtarë RnB si Blero, duke patur po ashtu sukses të madh.
E Bini në anën tjetër ka bashkëpunuar me një sërë artistësh, e bashkëpunimi më i madh ka qenë me këngëtarin tani deputetin, Labinot Tahiri.
Projekti ende besohet se është në fazën fillestare.