Danimarka do të rihapë plotësisht shkollat fillore këtë si dhe do të rinisë një sërë aktivitetesh të brendshme, deklaroi ministria e Shëndetësisë të martën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aktivitetet e brendshme të cilat mund të rihapen janë teatrot, vendet e koncerteve, kinematë, ambientet e brendshme sportive dhe palestrat; disa vende me pjesëmarrësit maksimalë.
Hyrja në këto ambiente varet nga një “pasaportë e coronavirusit”, që dëshmon se personat kanë qenë të vaksinuar, ose që kanë të infektuar më parë; në këtë ‘pasaportë’ mund të figurojë edhe një test negativ në 72 orët e fundit, që dëshmon se personi nuk është i infektuar.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 6 maj.
Ndryshe, Danimarka deri më tani ka regjistruar 254 mijë raste me coronavirus dhe 2,491 viktima.