Danny Rose është shprehur kundër rikthimit të futbolli në kushtet aktuale.
Nga mesi i muajit maj, të gjithë kampionatet më të mëdha në Evropë u suspenduar shkaku i coronavirusit, derisa Ligue në Francë dhe Eredivisie në Holandë i kanë përjashtuar ndeshjet e këtij edicioni.
Tani, Rose thotë se atij nuk i intereson se çfarë thotë qeveria angleze, pasi jeta e njerëzve është në rrezik nga pandemia botërore.
“Qeveria thotë se duhet të rikthejë futbolli në mënyrë që të shtyjmë moralin e kombit, por unë them se nuk më intereson për moralin e kombit”, ka thënë ai.
“Jeta e njerëzve është në rrezik! Për futbollin nuk duhet të flitet derisa numrat nga rastet me virus të bijen shumë. Këto janë gjepura”, ka shtuar ai më tej.
Ka disa skuadra në Ligën Premeir që po ashtu nuk e duan rikthimin e futbolli, për arsye nga më të ndryshmet, mirëpo dje (11 maj) u bë e ditur nga Qeveria e Anglisë se futbolli do të rikthehet më 12 qershor.