Dardan Cena eliminohet nga Europiani i xhudos

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Edhe për Dardan Cenën ka përfunduar Kampionati Europian i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudisti kosovar u ndal në raundin e tretë, pasi kaloi pa luftë në të parin, kurse triumfoi në të dytin.

Në raundin e tretë, Cena u mposht nga xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat, Heydarov me IPPON.

Në garë tani ka mbetur vetëm Akil Gjakova, teksa edhe Laura Fazliu u eliminua qysh në betejën e saj të parë.

Të ngjashme