Dardan Gashi me dy pozita në Qeverinë Haradinaj

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 18:12 | Nga

Pas tri vitesh pauzë nga politika, ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi i është rikthyer jetës politike – saktësisht postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Mandatari i qeverisë, Ramush Haradinaj ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar pjesë e të cilit do të jetë edhe Dardan Gashi.

Javë më parë Dardan Gashi në cilësinë e ndërmjetësuesit ishte i pranishëm në takimin mes Ramush Haradinajt dhe familjes Rugova. Pas këtij takimi në media u raportua se nëse deputetja e LDK-së, Teuta Rugova do ta votojë PAN-in, Gashi edhe mund të rikthehet në postin e ministrit.

Mometalisht Teuta Rugova nuk është e pranishme në Kuvend, ajo ka munguar edhe në seancën e kaluar ku është votuar Kadri Veseli edhe për një mandat në postin e kreut të Kuvendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme