Dardan Gashi: Investitorët nuk do të ballafaqohen më me pengesa

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri/ministri i Diasporës Dardan Gashi ka deklaruar se Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare, që po mbahet në Kosovë, është shembulli më i mirë për ta dëshmuar mbështetjen që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u jep investitorëve dhe bizneseve nga Diaspora.

Në Gala Darkën e organizuar nga MDIS dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës, ministri Gashi ka thënë se tani është koha që ndërrmarrësit të kenë hapësirën dhe mbështetjen e duhur në Kosovë.
Ai i ka falenderuar ata për kontibutin që kanë dhënë në vazhdimësi për vendlindjen e tyre.

Zëvendëskryeministri ka vlerësuar si sukses të jashtëzakonshëm nënshkrimin e marrëveshjes për Parkun e Biznesit në Malishevë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi njëherit ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se si Qeveri e Kosovës kanë vendosur të lëvizin nga fjalët në vepra konkrete dhe sot do të nënshkruhen marrëveshje me Unionin e Bizneseve të Gjermanisë, për t’iu dhënë në dispozicion bizneseve të diasporës Parkun e bizneseve të Malishevës, me afro 80 hektarë.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/biznes/haradinaj-per-sipermarresit-ju-jeni-heronjte-tane/

Të ngjashme