Zv.kryeministri, njëkohësisht ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ka pritur sot në takim zv. ministrin e sapoemëruar, z. Arian Daci, duke i uruar mirëseardhje.
Gjatë takimit, zv. ministri Daci, i cili njëherësh u emërua si zëvendës i parë, u njoftua për së afërmi për proceset, në të cilat Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër.
“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha zv. ministri Daci.