Në njëvjetorin e vdekjes, shokët i ngrenë Arian Dacit memorial në Brezovicë

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Janari i vitit 2019 kishte qenë fatal për jetën e Arian Dacit i cili pas një aksidenti tragjik kishte humbur jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Një lajm i tillë kishte shokuar të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me Dacin.

E tashmë kur ka kaluar 1 vit nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën Arian Dacit, shoqëria kanë vendosur një memorial në Brezovicë për ta kujtuar shokun e tyre.

Shokët që e kanë ndërtuar një memorial në kujtim të Arian Dacit janë: Dren Mullademi, Lorik Bejta, Visar Kryeziu, Fidan Hoxha, Fatos Fonda, Fis Nimani, Omer Hoxha, Denis Baruti, Ardian Grazhda e Bonart Ajvazi.

Arian Daci kishte vdekur më 26 janar të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme