Let’s Do It Kosova pastron Brezovicën – Hasanj thotë se kujdesi për natyrën është detyrë e të gjithëve

Brezovicë | 22 Maj 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It Kosova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit ka organizuar aksion pastrimi në Brezovicë, raporton Ekonomia Online.

Luan Hasanaj drejtori i kësaj organizate, tha se edhe këtë vit Let’s Do It Kosova ka synim për të mobilizuar qytetarët në aksione të pastrimit për të larguar sa më shumë mbeturina dhe në këtë mënyrë të përçojnë mesazhin për ruajtjen e mjedisit nga ndotja.

Ai shtoi se aksioni i së shtunës dëshmon se pavarësisht çdo sfide, nuk duhet të jetojmë në një mjedis të ndotur dhe nuk do të lejojmë që kjo ndotje të vazhdoj.

Madje sipas tij, Brezovica është ndër vendet më të bukura në Kosovë dhe se kujdesi për të është detyrë e të gjithëve.

Të ngjashme