Let’s Do It Kosova mbjell 50 drurë e pastron rrugën në Duhël të Suharekës

Suharekë | 24 Sht 2021 | 12:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka zhvilluar aksion për pastrimin në Duhël të Suharekës. Gjithashtu gjatë këtij aksioni janë mbjellë 50 drurë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Muharremaj tha se të gjitha deponitë ilegale do të shndërrohen në parqe, lojëra për fëmijë, shëtitore dhe fusha sportive.

“Qëllimi jonë kryesor është ku ka betoni të mbeturinave t’i shndërrojmë në parqe e fusha sportive. Kështu që edhe këtë pjesë do të vazhdojmë me mbjelljen e drunjve dekorativ. Të gjitha deponitë ilegale do të shndërrohen në parqe, lojëra për fëmijë, shëtitore dhe fusha sportive”.

Muharremaj ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për reciprocitetin për targat me Serbinë, duke  e vlerësuar si vendim në interes të qytetarëve.

“…aty ku e ka mirë kushdo që është kryeministër ku është interesi i qytetarëve jam me ta pa dallim politike dhe nuk është mirë me lëshuar pe të vazhdojmë përpara ajo çka është e jona nuk është mirë me lëshuar”.

Ndërsa Luan Hasanaj, drejtori i Let’s Do It Kosova tha se sa herë shkon në Suharekë pastërtia është në nivel.

Sipas tij, deponitë e mbeturinave po shndërrohen ne parqe falë angazhimit të komunës.

Hasanaj ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm sa i përket gjendjes ruajtjes së mjedisi, raporton EO.

“Pra sado që mund të shihen probleme gjatë kohës së aktivitete pas një kohe jo shumë të gjatë ne shohim që ka përmirësim dhe ketë duhet përshëndetur”.

“Unë jam i lumtur që ndodhem në këtë lokacion e cila ka qenë deponimet mbeturinash dhe falë angazhimit të komunës po bëhet një park që do iu jepet qytetarëve që kalojnë gjatë kësaj rruge”.

“Unë bëjë apel qytetarëve të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm për mjedisin. Kjo iniciativë është në kuadër të aktiviteteve tona dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit. Institucionet duhet të jenë të vëmendshme dhe aktive sepse veprimet mungojnë”.

Të ngjashme